Fidan Aliti: Ne po shkojmë në drejtim të mirë

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, njëkohësisht anëtari i Skënderbeut, Fidan Aliti ka folur në një lidhje direkte për SuperSport, në emisionin “Zona Gol”.

Sport

15/09/2018 23:17

Ai është shprehur: Ne po shkojmë në drejtim të mirë. Stadiumi në Kosovë është një ndihmë shumë e madhe për lojtarët.

Stadiumi ishte i mbushur përplotë dhe ndiheshim sikur të kishim 13 lojtarë. Lojtari i 12 ishin tifozët kurse i 13 legjenda Fadil Vokrri.

Kundërshtari më i fortë është Azerbajxhani. Mirëpo me trajnerin e ri kemi bërë përmirësime. Duhet thekësuar se nuk kemi pësuar gol në pesë ndeshje.

Aliti ka qenë startues në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve. /Lajmi.net/