FIBA Europe Cup: Z Mobile Prishtina dhuron spektakël, mund Cherkaski Mavpy

Z Mobile Prishtina ka startuar me fitore në FIBA Europe Cup, duke mundur skuadrën nga Ukraina, Cherkaski Mavpy, me rezultat 92:82 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Pallatin e Rinisë dhe Sporteve’

Sport

17/10/2018 21:51

Skuadra nga kryeqyteti, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë në grupin E, ka mundur Cherkaski Mavpy me rezultat 92:82, për të regjistruar fitoren e parë në këtë garë të rëndësishme evropiane.

Skuadra nga kryeqyteti e dominoi në tërësi çerekun e parë, të cilin e fitoi me rezultat 27:15.

Mysafirët ukrainas ishin më të mirë në çerekun e dytë, duke triumfuar me katër pikë epërsi, 24:28, për të ngushtuar rezultatin e përgjithshëm 51:43.

Çereku i tretë ishte pothuajse i barabartë, por që Cherkaski Mavp arriti të kishte epërsi prej dy pikëve, 19:21.

Për të evituar befasinë, Z Mobile Prishtina u përkujdes në çerekun e katërt, ku me një angazhim të madh, saktësi në sulm dhe mbrojte të fortë, arriti ta fitonte këtë çerek 22:18, për rezultatin e përgjithshëm 92:82./Lajmi.net/