FIBA Europe Cup: Mposhtet Z Mobile Prishtina

Z Mobile Prishtina ka pësuar edhe humbjen e dytë në FIBA Europe Cup.

Sport

09/01/2019 20:20

Skuadra nga Kosova, në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së dytë në kuadër të grupit I, është mundur në udhëtim nga skuadra turke, Pinar Karsiyaka.

Pas 40 minutave lojë, Pinar Karsiyaka ka arritur të mposht 107 – 83 Z Mobile Prishtinën.

Kjo është humbja e dytë për Z Mobile Prishtinën në kuadër të grupit I, që po ashtu numëron edhe një fitore./Lajmi.net/