FFT shtron drekë për FFK-në (FOTO)

Federata e Futbollit e Turqisë shtroi drekë tradicionale për Federatën e Futbollit të Kosovës, gjatë secilës u bashkëbisedua për marrëdhëniet ndërmjet dy federatave

Sport

12/11/2016 15:05

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri duke falënderuar Federatën turke për mikpritje, tha se ne kemi kaluar nëpër një kohë të vështirë dhe kur na u lejua zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare ishte federata turke e cila pa asnjë kusht erdhi në Kosovë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore me Kosovën.

“Po ashtu Federata turke ishte përkrah FFK-së në të gjitha proceset e pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA, për çka u jemi shumë mirënjohës dhe falënderues. Unë besojë se marrëdhëniet tona do të kultivohen edhe më shumë dhe bashkëpunimi jonë do të jetë shumë afatgjatë’, ka deklaruar Vokrri.

Kurse, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Turqisë, Semet Yardimci premtoi se Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë dhe ta mbështesë edhe më tutje FFK-në në të gjitha fushat.

dkd

????????????????????????????????????
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.