FFK njofton për pikat e reja të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe

Të hënën kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen e parë zyrtare në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ishujve Faroe, me fillim nga ora 20:45.

Sport

05/09/2018 18:03

Shitja e biletave për këtë sfidë ishte paraparë që të fillojë sot, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi Federata e Futbollit e Kosovës ka prishur marrëveshjen me Z-Mobile në minutat e fundit.

FFK përmes një komunikate bën të ditur se biletat e ndeshjes Kosovë – Ishujt Faroe do të dalin në shitje ditën e enjte.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe, që do të zhvillohet më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të fillojë të enjten, më 6 shtator në mesditë dhe do të bëhet në dyqanet e kompanisë IPKO, në këto pika të shitjes:”, thuhet në njoftimin e FFK-së, që të bashkëngjitur sjellë edhe pikat e shitjes./Lajmi.net/