FFK merr vendim të madh për stadiumin “Fadil Vokrri”

Federata e Futbollit të Kosovës ka marr një vendim të madh.

Sport

26/12/2018 08:45

Federata e Futbollit të Kosovës po mendon që t’i rrisë kapacitetin e stadiumit, “Fadil Vokrri”.

Kapaciteti i stadiumit është aktualisht 12,900 ulëse, ndërsa po cilësohet të jetë shumë i vogël përkrah kërkesave nga tifozët, shkruan “lajmi.net”.

FFK dëshiron t’i rrisë kapacitete, pasi ndeshja ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve, tregoi se stadiumi është tejet i vogël nga kërkesat e mëdha që mori nga tifozët.

Biletat ishin shitur për 32 minuta, andaj Federata kërkon që ta rrisë kapacitetin e stadiumit. /Lajmi.net/