FFK me ultimatum për klubet e Superligës

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Fadil Vokrri mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi.

Sport

02/08/2017 16:10

Komisioni ka konstatuar se shumë nga klubet  nuk kanë vend dhe hapësirë adekuate për media si ato të shkruara dhe elektronike sikur që ka konstatuar edhe gjendjen jo të mirë të zhveshtore me theks të veçantë nyejve  sanitare.

Këtë konstatim KE e mori me shqetësim dhe seriozitet të madh aq më parë që FFK-ja më herët kishte ndarë mjete financiare pikërisht për këtë qëllim, ndaj u bën thirrje të gjitha  klubeve që të sigurojnë hapësirë dhe vende adekuate për media dhe të përmirësojë gjendjen në zhveshtore, në të kundërtën pa përmbushjen e këtyre kushteve  nuk do tu jepet leja për zhvillimin e ndeshjeve në këtë kampionat.

“Në këtë drejtim, me qëllim që  klubeve tu jepet kohë e mjaftueshme KE mori vendim që nga kampionati 2019/2020 asnjë klub e Superligës nuk mund të zhvillojë ndeshje në stadium i cili nuk i plotëson kriteret për Kategorinë e dytë të stadiumeve. Tashmë të gjitha klubet i kanë këto kritere dhe vetëm kërkohet angazhim i klubeve për përmbushjen e tyre”, thuhet në njoftimin e FFK-së.