FFK me projekt të ri, nis ndërtimi i fushave me bari artificial

Lajmet e mira për futbollin kosovar nuk kanë të ndalur.

Sport

19/08/2018 19:58

Së fundmi është FFK ajo që ka lajmëruar për projektin e ri.

Ndërtimi i stadiumeve me bari artificial ka nisur. Vendi i parë që kanë filluar punimët është Skenderaji. Gjithashtu, punimët kanë filluar edhe në komunën e Gjilanit.

Në total projekti përfshin 12 stadiume. Ky projekt për ndërtimin e 12 fushave në komunat që kanë skuadra në IPKO Superligë, është investim i përbashkët i FFK-së, Ministrisë së Sportit dhe Komunave dhe pa dyshim do të lehtësojë punën e klubeve të Superligës dhe njëherësh do tu ofrojë komoditet më të madh për stërvitje.

Më poshtë gjeni pamjet nga punimet që po zhvillohen.

/Lajmi.net/