FFK me plan të madh për kualifikimet në Ligën e Kampionëve

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke bërë plane të mëdha sa i përket vitit 2019.

Sport

31/01/2019 12:52

Federata e Futbollit të Kosovës është duke kërkuar që të rinovohet stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, duke mos lënë anash as stadiumet tjera.

Plani i federatës kosovare është që në stadiumet tona të zhvillohen ndeshje të nivelit të lartë, shkruan lajmi.net.

FFK është duke tentuar që ndeshjet kualifikuese për në Ligën e Kampionëve të zhvillohen edhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri dhe në atë ‘Adem Jashari’ për sezonin 2019/2020.

Federata kosovare po insiston që sa më shpejtë të përfundojnë punimet në stadiumin në Mitrovicë, në mënyrë që të kenë kushte për t’i zhvilluar ato ndeshje. /Lajmi.net/