FFK: Më 6 nëntor tërhiqet shorti për Digitalb Kupën e Kosovës

Më 6 nëntor do të bëhet tërheqja e shortit për Digitalb Kupën e Kosovës.

Sport

02/11/2018 09:41

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se më 6 nëntor (e martë), do të bëhet tërheqja e shortit për Digitalb Kupën e Kosovës, shkruan ‘lajmi.net’.

Në short do të përfshihen 32 skuadra, nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Më 6 nëntor shorti për Digitalb Kupën e Kosovës

Të martën më 6 nëntor në orën 13:00 do të bëhet tërheqja e shortit për Digitalb Kupën e Kosovës. Komisioni i garave ka marrë vendim që në short të përfshihen 32 skuadra nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë. Për detajet tjera klubet do të njoftohen para tërheqjes së shortit nga anëtarët e Komisionit të Garave./Lajmi.net/