FFK: Këto klube nga Kosova marrin pjesë në Champions e Europa League

FFK-ja ka lëshuar një komunikatë për media ku sqaron cilat klube që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe Europa League, duke mos treguar përfitimet.

Sport

30/05/2017 10:53

Komunikata e plote e FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës, pas disa shkrimeve në portale dhe gazeta rreth pjesëmarrjes dhe shpërblimeve të klubeve të Kosovës që do të marrin pjesë në garat evropiane për të larguar çdo dilemë dhe keqkuptim sqarojmë opinionin si vijon.

Kampioni i Kosovës në Vala superligën e Kosovës, fiton të drejtën e garave në Ligën e kampionëve natyrisht i licencuar dhe merre shpërblimin e paraparë nga UEFA.

Në garën e  Evropa Ligë merr pjesë skuadra fituese e kupës së Kosovës, nëse është e licencuar, në të kundërtën në Evropa Ligë merr pjesë nënkampioni (skuadra e renditur në vendin e dytë në vala superligë) e licencuar dhe merr shpërblimin e paraparë nga UEFA.