FFK cakton stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet e barazhit

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur edhe për stadiumin në të cilin do të zhvillohen dy ndeshjet jetike të barazhit.

Sport

29/05/2017 17:31

Burime të Gazetës Olle bëjnë të ditur që dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Takimet do të zhvillohen më 3 dhe 4 qershor.

Në ndeshjet e barazhit, Drita takohet me Dukagjinin, ndërsa Ferizaj me Vllazninë e Pozheranit.

Kujtojmë që edicionin e kaluar, një ndeshje e barazhit ishte zhvilluar në “Riza Lushta”, ndërsa një tjetër në “Rexhep Rexhepi”.

Në Mitrovicë, Drenica kishte mbijetuar duke mundur pikërisht Dukagjinin, ndërsa në Drenas, Drita e kishte mposhtur Flamurtarin me penallti./Lajmi.net/