Feston sot ditëlindjen, e dashura e Mozzik paralajmëron këngën e re

Këngëtarja më e re e estradës apo siç njihet për publikun si e dashura e reperit, Mozzik, Loredana Zefi feston sot ditëlindjen.

ShowBiz

01/09/2018 11:05

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Zefi tregon se sot ka ditëlindjen e cila paralajmëron edhe të reja nga fusha profesionale, shkruan lajmi net.

“Urime ditëlindjen për mu, këtë herë përsëri me këngën e re në bashkëpunim me kë e doni”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Loredana ka bërë debutimin në tregun muzikor shqiptar me këngën e parë “Sonnenbrille”që u prit mjaft mirë nga publiku, kurse tani presim befasinë e radhës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnLTp8_Dv-8/?hl=en?&taken-by=loredana