Feston para kohe, e humb garën

Çiklisti spanjoll Eloy Teruel i ka habitur të gjithë duke e festuar garën para kohe, në ‘Tour of California’. Me këtë rast, ai u kalua nga konkurrentët dhe e humbi garën.

Sport

19/05/2014 02:06

Eloy Teruel nuk do ta harrojë kurrë garën e Californias. Jo në aspektin pozitiv, por për atë negativ.

Kjo pasi çiklisti spanjoll festoi para kohe në ‘Tour of California’ të SHBA-ve, duke menduar se kishte përfunduar gara, por në realitet kishte mbetur edhe një xhiro, në etapën e shtatë të garës,

Ai i ngriti duart lartë për të festuar dhe e ndali shpejtësinë, me ç’rast atë e kaluan menjëherë katër garues dhe në fund ai e humbi garën, pasi ishte vonë të reagonte. E pabesueshme, por e vërtetë!