Feston Kombëtarja, kthehet Ajeti (FOTO)

Arlind Ajeti, është rikthyer në stërvitje me ekipin e Torinos.

Sport

23/09/2016 13:56

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, është rikthyer në stërvitje.

Pas një periudhe të gjatë rikuperuese, me shumë mundësi do të jetë nën urdhrat e De Biasit për dy ndeshjet e tetorit kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës.

Mbrojtësi i Torinos ka nisur vrapimet në fushë, duke hyrë në fazën finale të rehabilitimit ku gjatë kësaj kohe, lojtari do të punojë i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, përcjell “Albeu.com”.

Ajeti pritet t’i nënshtrohet sërish ekzaminimeve mjekësore, për të kuptuar nëse dëmtimi ka kaluar plotësisht, megjithëse lojtari nuk ndjen më dhimbje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.