Feston Inter, pëson Lazio

Inter fitoi si mysafir i Udineses me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshmë për xhiron e 11-të në Serie A. Nerazzurrët festuan në Friuli kundër një kundërshtari të rrezikshëm në ndeshjet si nikoqir, kërcënim të cilin mysafirët e neutralizuan dhe shënuan fitore bindëse. Pas gjysmë ore lojë, Inter kishte epërsi të dyfishtë me golat nga…

Sport

03/11/2013 16:58

Inter fitoi si mysafir i Udineses me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshmë për xhiron e 11-të në Serie A. Nerazzurrët festuan në Friuli kundër një kundërshtari të rrezikshëm në ndeshjet si nikoqir, kërcënim të cilin mysafirët e neutralizuan dhe shënuan fitore bindëse.

Pas gjysmë ore lojë, Inter kishte epërsi të dyfishtë me golat nga Rodrigo Palacio dhe Andrea Ranocchia. Kurse, krejt në fund, Ricky Alvarez vendosi rezultatin final 3-0, që e ngriti gjigantin milanez në kuotën e 22 pikëve.

Në duelet tjera, Lazio pësoi në shtëpi duke u mundur 2-0 nga Genoa. Juraj Kucka dhe Alberto Gilardino nga penalltia realizuan për fitoren e mysafirëve.

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante ishte ajo mes Sampdorias dhe Sassuolos ky mysafirët fituan me rezultat 4-3. Verona vazhdoi nismën pozitive duke mposhtur Cagliarin 2-0 kurse më herët, Livorno mundi Atalantan 1-0.

Rezultatet:

Livorno – Atalanta 1:0

Verona – Genoa 2:1

Sampdoria – Sassuolo 3:4

Udinese – Inter 0:3

20:45 Torino – Roma