Feston City, zhgënjehet Liverpool

Manchester City ka festuar të dielën, duke e mposhtur West Hamin dhe duke e fituar titullin e kampionit në Premierligë. Ndërkohë, Liverpoolit nuk i mjaftoi fitorja në duel me Newcastlen.

Sport

11/05/2014 18:55

Qyteti i Manchesterit është në festë. City e ka festuar titullin e dytë rresht, pasi e mposhti West Ham Unitedin me rezultat 2:0, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

Samir Nasri e ka kaluar ekipin vendës në avantazh në minutën e 39-të, ndërsa Vincent Kompany e shtoi avantazhin në atë të 49-të, për t’ia siguruar fitoren ekipit Citizens.

Ndërkohë, Liverpoolit nuk i mjaftoi fitorja 2:1 ndaj Newcastles. Daniel Agger e Daniel Sturridge i shënuan golat për vendësit, ndërsa Martin Skrtel shënoi autogol për mysafirët.

Manchester United barazoi me Southamptonin, 1:1, kurse Chelsea e mposhti Cardiffin në udhëtim, 2:1.

Fitore shënoi edhe Arsenali në udhëtim, ndaj Norwichit.