Feston Bregu i Fildishtë

Bregu i Fildishtë ka festuar të dielën, pasi e mposhti Japoninë me rezultat 2:1. Honda i kaloi në epërsi japonezët, kurse Bony e Gervinho e përmbysën rezultatin.

Sport

15/06/2014 10:33

Nuk ka mundur të niste më mirë eksperienca në Botëror për Bregun e Fildishtë. Didier Drogba me shokë e mposhtën Japoninë me rezultat 2:1, në kuadër të Grupit C.

Madje, ekipi aziatik kaloi i pari në avantazh në minutën e 16-të përmes Keisuke Honda. Por, japonezët nuk arritën ta ruanin rezultatin.

Kjo pasi ekipi kundërshtar shënoi dy gola të shpejtë në minutat 64 e 66 përmes Wilfried Bony e Gervinho.