Feston albumin e saj të dytë, Rita Ora shkëlqeu në fustanin e kuq

Rita Ora është ndër artistet më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

ShowBiz

20/11/2018 08:34

Rita Ora këto ditë po numëron nga prapa datën e lansimit të albumit të saj më të ri “Phoenix”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja mbrëmë ka festuar për albumin e dytë, ku shkëlqeu me veshjen që kishte zgjedhur për atë ndejë.

Rita kishte veshur një fustan të kuq, të shkurtër, me të cilin kishte vënë në fokus këmbës seksi.

27 vjeçarja festoi në Londër bashkë me familjen e saj, miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj në këtë album. /Lajmi.net/