Festivali “Mirëdita, Dobar dan” në rrezik, radikalët serbë në gatishmëri

Mediat serbe i kanë quajtur provokime fotografitë e ndaluara të artistëve nga Kosova në kufirin e Merdares.

Lajme

30/05/2018 13:55

Duke cituar reagime e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, “Blici” serb shkruan se në prag të fillimit të festivalit “Mirdita, dobar dan”, tensionet janë duke u rritur në masë të madhe, duke pasë parasysh edhe paralajmërimin e Partisë Radikale të Serbisë, se nuk do ta lejojë mbajtjen e këtij festivali.

Mediat serbe po ashtu shkruajnë se arsyeja e ndalimit të artistëve kosovarë nga policia serbe, ishin fotografitë që për imazh kishin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Festivali “Mirëdita, dobar dan”, i organizuar nga Iniciative e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, i cili për qëllim ka pajtimin dhe bashkërendimin mes të rinjëve serb  dhe shqiptarë është mbajtur për vite me rradhë në Beograd.

E sa herë që është mbajtur ky festival, është shoqëruar me tensione. Mediat serbe rikujtojnë incidentin e vitit të kaluar kur pjesëtarë të lëvizjes “Zavetnica” , bënë veprime që shkaktuan tensione, pikërishtë në korridorin e Qendrës Rinore në Beograd.

Ndërsa tensionet dhe reagimet më të mëdha ishin shkaktuar kur ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Këtë vit janë dhënë paralajmërime nga pjesëtarët e Partisë Radikale Serbe të cilët kanë thënë që do të bëjnë krejt çka është e mundur që ky festival të mos mbahet. Edhe Ministria e Brendshme e Serbisë ka reaguar për këtë rast, shkruajnë mediat serbe./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Reagon Thaçi: Ndalimi i artistëve nga Kosova është akt kundër frymës së bashkëpunimit

Policia serbe maltreton Eliza Hoxhën në kufirin e Merdares /FOTO