Festivali ku njerëzit i falënderojnë qentë për besnikërinë e tyre

Ekziston një festival në Nepal i cili i dedikohet qenve, vetëm për t’i falënderuar për besnikërinë dhe miqësinë e tyre me njerëzit.

Fun

28/06/2015 17:46

Festivali quhet “Diwali” dhe kremtohet për pesë ditë rresht nga miliona njerëz në Indi, Nepal dhe në disa vende të tjera.

Por, festimi është më i veçantë në Nepal, për shkak se kjo festë i kushtohet të gjithë qenve pa dallim, posaçërisht për t’i falënderuar që janë kafshët më të mira dhe më besnike të njerëzve, transmeton Lajmi.net.

Festivali ndryshe quhet edhe “Kukur Puja”, apo “adhurimi i qenve”. Njerëzit dhurojnë veshje të ndryshme dhe ushqim të shijshëm për qentë, dhe flasin për marrëdhëniet mes njerëzve dhe qenve.

cjgkf-dog-festival-2

Disa varëse që iu vendosen atyre janë një shenjë respekti për këto kafshë, të cilat janë më të mirat për njerëzit, transmeton Lajmi.net.

wezn6-dog-festival-5

Ky festival është shumë i bukur dhe i pëlqyer nga të gjithë njerëzit në botë, për shkak se qentë vlerësohen për miqësinë që kanë me qeniet njerëzore.

dogss

Ndryshe, në Yulin, Kinë, ekziston një tjetër lloj festivali i qenve ku ata priten dhe mishi i tyre hahet.

Qentë janë të ngjyrosur në ballin e tyre me pluhur të kuq, si shenjë e shenjtërisë.

w27js-dog-festival-4tihar