Festivali i “qenit-Zot” (Foto)

Në një fshat të Kinës është ruajtur brez pas brezi legjenda, sipas të cilës banorët e parë të zonës ishin duke vdekur nga etja dhe u shpëtuan nga një qen që i drejtoi tek një burim uji.

Fun

07/09/2017 01:05

Që prej asaj kohe, çdo vit në fshatin Jiaobang të provincës Guizhou banorët vendas organizojnë një festival ku nderohen qentë.

Gjatë festivalit, qentë merren, vishen me rroba njeriu, vendosen në një fron prej druri dhe shëtiten për orë me radhë në shenjë nderimi për shpëtimin e të parëve të tyre.

Njerëzit mblidhen në anë të rrugës ku kalon karvani me “qenin-zot” dhe luten për të korra të mbara në vitin pasaardhës. /Lajmi.net/