Festivali i çuditshëm i Spanjës (Foto)

Një person i veshur si djalli kërcen mbi foshnjat në festivalin më të çuditshëm vjetor.

Fun

21/06/2017 02:29

Quhet “El Coalcho”, apo kërcimi mbi fëmijët, që daton që nga 1620-ta dhe thuhet se pastron foshnjat nga mëkatet, dhe siguron një jetë të lumtur pa shpirtrat e këqinj.

Papa i mëparshëm, Benedikti i XVI i kërkoi priftërinjve spanjoll të distancoheshin nga ky rrit, por ai është ende mjaft popullor.

Foshnjat që kanë lindur në 12 muajt e fundit vendosen në dyshekë në qytetin spanjoll të Castrillo de Murcia. Më pas një person i veshur me të verdhë dhe të kuqe kërcen mbi dyshekët e fëmijëve.

Ndonjë që nuk ka qënë me fat të marrë pjesë në një eveniment të tillë kur ka qënë foshnje thuhet se e kalojnë jetën duke pritur tu ndodhin gjëra të këqija.

Origjina e traditës është e panjohur. Papa Benedikti nuk e pranonte këtë rit pasi kisha mëson se pagëzimi me ujë është pastrimi i shpirtit nga mëkatet se sa kërcimi nga djalli. /Lajmi.net/