Festivali barbar në Nepal, fshatarët ‘shqyejnë’ dhitë për së gjalli (Foto)

Një festival barbar që mbahet çdo vit në Nepal ka shokuar të gjithë në internet, pasi që fotografitë e kapura nga ky festival tregojnë momentin kur fshatarët ‘shqyejnë’ dhitë e gjalla në ujë, pavarësisht faktit që shumë aktivistë të të drejtave të kafshëve janë duke u përpjekur për ta ndalur atë.

Fun

01/09/2015 09:30

Fotografitë shokuese të kapura në festivalin Deopokhari shfaqin fëmijët duke i shikuar fshatarët teksa torturojnë cjapin e gjallë si pjesë e një gare të tmerrshme vjetore.

Festivali i vjetër 900 vjet mbahet çdo vit në gusht, në fshatin Khokana, që është njëri nga fshatrat më të vjetër në luginën Katmandu në Nepal, transmeton Lajmi.net.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve e kanë quajtur këtë festival ‘festë barbare’, pasi që pjesë e ceremonisë është sakrifikimi brutal i një keci femër.

Dhia hedhet në një pellg ‘të shenjtë’ të fshatit, në afërsi të tempullit Rudrayani në qendër të fshatit. Një grup i njerëzve më pas hidhen në pellg pas kafshës, dhe përpiqen për ta therë atë me duar dhe dhëmbë.

Ata vazhdojnë ta kafshojnë atë, ta tërheqin dhe ta ndajnë në dysh, dhe më pas ai njeri i cili e vret atë përfundimisht zgjidhet udhëheqësi i festivalit. (Lajmi.net)

Fotografitë nga ky festival i tmerrshëm mund t’i shihni më poshtë:

2AD58A7B00000578-0-image-a-109_1438013403763 2AD58B6A00000578-0-image-a-137_1438013743307 2AD58CC500000578-0-image-a-128_1438013574530 2AD58D3100000578-0-image-a-149_1438013850378 2AD58E8700000578-0-image-a-155_1438013896435 2AD582D900000578-0-image-a-105_1438013403545 (1) 2AD582D900000578-0-image-a-105_1438013403545 2AD583CE00000578-0-image-a-110_1438013403822 2AD584A700000578-0-image-a-108_1438013403723 2AD5833A00000578-0-image-a-104_1438013403543 2AD5890F00000578-0-image-a-114_1438013441481 2AD5898E00000578-0-image-a-138_1438013759221 2AD5822600000578-0-image-a-150_1438013862821 2AD5851800000578-0-image-a-106_1438013403638 2AD5857600000578-0-image-a-107_1438013403643 2AD5862900000578-0-image-a-132_1438013667787 2BD89BE100000578-3217371-image-a-28_1441046724163 2BD89C4500000578-3217371-image-a-13_1441046582592Screenshot_2Screenshot_3Screenshot_42BD89C4900000578-3217371-image-a-16_14410466372032BD89CC300000578-3217371-image-a-14_14410466053582BD89E0200000578-3217371-image-a-25_14410467107612BD885BF00000578-3217371-image-a-27_1441046719398