Festimi i çuditshëm i bashkëlojtarit të Rashkaj, i kafshon dorën ish kapitenit të Kosovës

Skuadra e Anel Rashkajt, Esklistuna, është rrugës së mirë për t’u ngjitur në elitën e futbollit suedez.

Sport

18/08/2018 23:18

Esklistuna këtë fundjavë ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Jonkopsings,me rezultat 1:0.

Goli i fitores për Rashkajn dhe shokët e tij erdhi në minutën e 94’.

Ish reprezentuesi i Kosovës, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi interesante pas ndeshjes, në të cilën shihet se si bashkëlojtari i kafshon dorën derisa po festonin golin e fitores.

Por, Rashkaj sipas asaj që shkruan thotë se kafshimin e dorës nuk e ka ndjerë, por se reagimi i tij kishte të bënte me golin e shënuar./Lajmi.net/