Festës së AAK-së i bashkohet edhe kongresmeni Eliot Engel

Shefi i Shtabit të kryeministri, njëherit edhe kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi pas rezultatit të balotazhit ka festuar fitoren e kësaj partie në një mënyrë më ndryshe.

Lajme

19/11/2017 23:21

Ai është parë së bashku me kongresmenin amerikan Elion Engel, i cili po vazhdon vizitën e tij disaditore në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Fitorja e AAK festohet me miq të posaqëm. Kongresmeni Eliot Engel miku i madh i popullit të Kosovës. Ardhmëria e Kosovës është e sigurtë me miq të tillë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/