Festë në familjen e Lorik Canës!

Lorik Cana shquhet si njëri ndër futbollistët më të suksesshëm shqiptar.

ShowBiz

29/09/2018 14:30

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është goxha aktiv në rrjete sociale i cili publikon imazhe të llojllojshme, shkruan lajmi net.

Së fundmi, ai ka ndarë një imazh në profilin e tij, Instagram teksa uron të atin për ditëlindje. “62 babushi”, ka shkruar ai.

Siç duket Loriku është kopje e të atit, të cilët duken tejet të ngjashëm…

Ish-futbollisti po shijon jetën familjare, ai është i martuar me Monikën dhe janë prindër të një djali, të quajtur, Boiken.

Cana është zhvendosur në Itali aty ku po ndërton jetën me bashkëshorten dhe djalin. /Lajmi.net/