Festë në familjen e Leonora Jakupit

Sot ka festë në familjen e këngëtares, Leonora Jakupi.

ShowBiz

27/11/2018 20:32

Kjo ngase vëllau i saj i vetëm ka ditëlindjen me ç’rast nuk ka munguar as urimi i veçantë nga Leonora, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, me të cilën uron vëllaun për ditëlindje. “Urime ditëlindja hastreti i motrës”, shkruan ajo.

Adnani është vëllau i vetëm i këngëtares Jakupi, e cila disa herë e ka prezantuar atë për publikun dhe komentet kanë qenë pozitive, pasi ka tërhequr vëmendjen e femrave me fizikun e tij. /Lajmi.net/