Festë në familjen e Leonora Jakupit, fejon motrën

Në familjen e Leonora Jakupit mbrëmë kishte festë.

ShowBiz

16/07/2018 08:15

Kjo për arsye se këngëtarja mbrëmë fejoi motrën e saj, Blertën, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Leonora ndau me ndjekësit disa momente nga ceremonia private e fejesës së çiftit.

Ajo gjithashtu uroi motrën dhe dhëndrin, me fjalët “Moter urime fejesa, u trashegofshit”.

Kujtojmë që Leonora është ndër të paktat artiste që arrin jetën e saj private ta mbajë larg vëmendjes së medieve, andaj ende nuk është zbuluar se kush është i dashuri i saj. /Lajmi.net/