Festë në familjen e Labit, fejon vëllain

Labinot Gashi është ndër moderatorët më të dashur shqiptar.

ShowBiz

02/03/2018 21:25

Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, përmes të cilave njofton ndjekësit rreth më të rejave nga ai, shkruan lajmi.net.

Përmes postimit të fundit, Labi ka bërë të ditur se sonte në familjen e tij ka festë, kjo ngase ai fejoi vëllain.

Me anë të një fotografie shkëputur nga ceremonia e fejesës, moderatori uroi vëllain (Atdheun) për fejesë.

“Urime Fejesa”, ka shkruar Labi mbi fotografi, me të cilën tregon se e gjithë ceremonia ishte private. /Lajmi.net/