Festë në familjen e Fjolla Morinës, ja çka kremtojnë

Këngëtarja Fjolla Morina është shumë aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

15/01/2018 08:01

E përmes këtyre rrjeteve, ajo i mbanë të informuar ndjekësit lidhur me të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë në familjen e saj kishte festë, kjo ngase nëna e saj festoi ditëlindjen.

Fjolla ishte kujdesur në detaje që ta befasonte atë në mënyrën më të mirë, me ambient të dekoruar, torta dhe dhuratat.

“Nje befasi per Mamin”, kishte shkruar këngëtarja në një prej fotografive, ndërsa i kishte dhuruar një buqetë në formë zemre, të mbushur me trëndafila. /Lajmi.net/