Festë në familjen e Ermalit dhe Amit

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska tre muaj më parë u bënë prindër për herë të dytë.

ShowBiz

12/06/2018 15:41

Vogëlushja të cilën çifti e pagëzuan Sia mbushi plot tre muaj, andaj sot ka festë në familjen e Ermalit, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Ami ka publikuar disa imazhe, përmes të cilave ka treguar tortën që i kanë përgatitur asaj.

“Sia 3 muaj”, shkruante në tortën e ditëlindjes së Sias, e dekoruar me një arush të vogël dhe me ngjyrë pink.

Kujtojmë që Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë prindër edhe të një djali me emrin Joel. /Lajmi.net/