Festa shqiptare e Lazios pas fitores me penallti ndaj Interit

Lazio u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores me penallti kundër Interit.

Sport

01/02/2019 09:04

Thomas Strakosha ishte hero në fitoren e Lazios ndaj Interit në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Portieri shqiptar luajti rol kryesor në triumfin e skuadrës së tij pas penalltive në Giuseppe Meazza.

Kurse, pas ndeshjes në zhveshtoren e Lazios filloi edhe një festë shqiptare, transmeton lajmi.net.

Riza Durmishi, Strakosha dhe Valon Berisha realizuan një fotografi të përbashkët ku mbrojtësi kishte shkruar: “Strakosha, fenomen”. /Lajmi.net/