Festa e simpatizantëve të PDK-së zhvendoset për disa orë

Aktivistët e PDK-së në rrjetet sociale kanë filluar të njoftojnë se nesër nuk ka festë në orën 11:00, as edhe në Prishtinë, raporton lajmi.net

Lajme

25/02/2016 23:48

Përderisa u fol, që festa mund të zhvillohet nëpër komunat përkatëse, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ftoi të gjithë të festojnë nëpër shtëpitë r tyre, e tani thuhet se festa fillon vetëm pas zgjedhjes së presidentit.

Disa nga ta, kanë shkruar se tubimi festiv është anuluar, raporton lajmi.net

“Festa e madhe do filloj menjëherë pas zgjedhjes së z.Thaçi si President i Republikës”, shkruajnë ata në Facebook.

Gjithashtu thonë se për të gjitha zhvillimiet, do i mbajën simpatizantët të njoftuar nesër gjatë ditës./ Lajmi.net