Festa e shqiptarëve në Zvicër pas suksesit të FC Kosovës (VIDEO)

Pas një ndeshjeje jo të lehtë, FC Kosova e Cyrihut ka fituar ndaj FC Uster-it me rezultatin 6:3.

Sport

18/06/2017 23:20

Me këtë fitore ajo ka siguruar ngjitjen në Ligën e Parë të Zvicrës. Kjo ligë është niveli më i lartë ku deri tash ka mundur të arrijë një klub me futbollistë të komuniteteve.

Me këtë fitore FC Kosova përsërit suksesin e arritur para dy viteve, kur pati bërë sensacion, duke qenë klubi i parë dhe i vetëm i komuniteteve të huaja (përveç italianëve) që ngjitej në ligën e përmendur.

Në këtë sukses, FC Kosovën e ndihmuan edhe tifozët shqiptarë që ishin në numër të madh në stadium, gjë që ka shtyrë edhe një televizion zviceran që të bëjë një reportazh./Lajmi.net/