Festa e politikanëve

Pas angazhimeve të shumta gjatë tërë vitit, është koha për pushime edhe për politikanët. Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama e ka postuar një fotografi, ku shihet së bashku me familjen e tij, për Festën e Krishtlindjeve. Edhe Kryeministri kanadez, Stephen Harper postoi fotografi me familjen. Atyre iu shtua edhe biznesmeni dhe politikani Mitt Romney, që…

ShowBiz

26/12/2013 15:30

Pas angazhimeve të shumta gjatë tërë vitit, është koha për pushime edhe për politikanët. Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama e ka postuar një fotografi, ku shihet së bashku me familjen e tij, për Festën e Krishtlindjeve.

Edhe Kryeministri kanadez, Stephen Harper postoi fotografi me familjen. Atyre iu shtua edhe biznesmeni dhe politikani Mitt Romney, që shihet me një ‘kallabllak’ nipër e mbesa.

Kur jemi te familjarizmi, edhe politikanët tjerë kanë ditur shpesh të postojnë fotografi.Udhëheqësi i pakicës, Nancy Pelosi, kohë më parë e postoi një fotografi me familjen, duke e festuar 50 vjetorin e martesës.

Edhe ish presidenti i SHBA-ve, George W. Bush, shihet me familjen e tij për festën e Krishtlindjeve në Prairie Chapel Ranch të Texas’it.