Festa e madhe e Realit (Foto)

Real Madrid bëri festë të madhe në kryeqytetin e Spanjës pas triumfit në Copa del Rey. Los Blancos bënë paradën e titullit në praninë e një numri të madh të tifozëve.

Sport

17/04/2014 10:43

Real Madrid mposhti Barcelonën 2:1 dhe fitoi trofeun e Copa del Rey.

Los Blancos, pavarësisht mungesës së Cristiano Ronaldos për shkak të lëndimit, arritën të fitojnë ndaj rivalit të përhershëm dhe rrëmbyen titullin e parë nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Pas rikthimit nga Valencia, nikoqir i finales, ekipi i Real Madridit u prit nga një numër i madh i tifozëve në kryeqytet dhe bëri paradën me autobus të hapur në sheshin kryesor.

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij e shfaqën trofeun, por kësaj radhe e ruajtën me kujdes, pas incidentit që ndodhi në vitin 2011 kur mbrojtësi Sergio Ramos e rrëzoi atë nga kulmi i autobusit.