Festa e lojtarëve të Shkëndijës pas shpalljes kampion vjeshtor në Maqedoni

Skuadra shqiptare, Shkëndija, është shpallur kampione vjeshtore në Maqedoni.

Sport

25/11/2017 21:51

Kuqezinjtë në xhiron e 17-të kanë mposhtur me rezultat të thellë 1:6 Renovan.

Kjo fitore, i shpall ata kampion vjeshtor në Maqedoni.

Pas 17 ndeshjeve, Shkëndija ka regjistruar 43 pikë, duke arritur 14 fitore, një barazim dhe dy humbje.

Pas ndeshjes, pati festë si në tribuna te tifozët, po ashtu edhe në zhveshtore te lojtarët.

Këta të fundit festuan me tupanë, për të dhuruar momente të paharruara./Lajmi.net/