Festa e gjeti Encën duke kërcyer “valle shqiptare”

Këngëtarja Enca Haxhia si shumë prej kolegëve të saj në estradë, po e përmbyll suksesshëm vitin 2017.

ShowBiz

25/12/2017 09:42

Ajo vazhdon të jetë emër shumë i kërkuar dhe i pëlqyer në skenën muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Jemi në periudhë të festave, kohë kjo kur çdo gjë frymon në një atmosferë festive, e festa e Krishtlindjes Encën e gjeti në atë mënyrë që ajo s’e kishte menduar asnjëherë.

“Asnjëherë nuk kam menduar që do të jem duke kërcyer “valle shqiptare”, për Krishlindje.”, ka shkruar Enca në një postim në rrjete sociale, duke shtuar një emoji me flamur dhe fjalën “Gjithmonë”.

Ka kohë që këngëtarja ka paralajmëruar një këngë të re, por se kur do të jetë koha e publikimit mbetet të shihet. /Lajmi.net/