Festa e ‘çmendur’ e Man Cityt pas titullit të kampionit në Premierligë

Rreth 100 mijë persona dolën në shesh për të përshëndetur yjet e skuadrës së tyre.

Sport

15/05/2018 12:23

Manchester City fitoi titullin në Premier League, duke u bërë ekipi i parë që arrin 100 pikë në histori, ndërsa skuadra e Pep Guardiola ka arritur të thyejë 12 rekorde në rrugën e tyre drejt titullit.

Sigurisht që i gjithë ky triumf duhej ndarë edhe me tifozët, që e kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në çdo takim.

Rreth 100 mijë persona dolën në shesh për të përshëndetur yjet e skuadrës së tyre, të cilët qëndruan mbi dy autobusë.

“Është fantastike. Ka kaq shumë njerëz që kanë ardhur për të na përshëndetur”, tha mbrojtësi John Stones.