Festa e çmendur e futbollistëve të Vikingurit pas fitores ndaj Trepçës ’89 (VIDEO)

Vikinguri mposhti skuadrën e Trepça ’89 me rezultatin 1-4 në takimin e vlefshëm për fazën e parë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një kualifikim historik.

Sport

04/07/2017 23:42

Futbollistët e skuadrës nga Ishujt Faroe, arritën të shkruanin historinë në futbollin e këtij shteti, pasi asnjëherë më parë nuk kishin kaluar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Pas triumfit, ata kanë festuar si të çmendur në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Adem Jashari”. Videoja e festës më pas u postua në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.