“Ferrari” i realizon ëndrrën gruas 104-vjeçare

Një grua 104-vjeçare më Itali ka realizuar dëshirën për të hipur në një “Ferrari”.

Fun

27/05/2016 02:34

Ida Reggiani ka bërë një xhiro me makinën e kuqe për rreth 10 minuta në rrugët e Maranello-s.

Ulur në sedijen e pasagjerit, ajo ka shijuar një udhëtim me modelin “California Turbo”.

“Nuk dua të kthehem në shtëpi. Ishte një dhuratë shumë e bukur, një përvojë e paharrueshme”, ka thënë ajo.

Gruaja 104-vjeçare jeton në një azil në Sassuolo./shekulli