‘Ferrari’ që mund t’i tejkalojë të gjithë, madje edhe Messin dhe Ronaldon

Ishte dita e tij dhe nuk dështoi.

Sport

13/02/2019 18:43

Kylian Mbappe bëri një tjetër hap të madh gjatë karrierës së tij, duke i shënuar Manchester United në ‘Old Trafford’, për fitoren 0-2 të PSG në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Goli ndaj Manchester United, ishte i 14-ti në Ligën e Kampionëve për 20 vjeçarin, në vetëm 24 ndeshje. Një rekord i pakrahasueshëm.

Këto shifra, nuk i ka pasur asnjë lojtar i madh në Ligën e Kampionëve në të kaluarën, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messi.

Ronaldo që është golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare me 107 gola, deri në moshën 20 vjeçare nuk ka pasur asnjë paraqitje në Ligën e Kampionëve, ndërsa në 24 ndeshjet e para kishte shënuar vetëm dy gola.

Në anën tjetër Messi, deri në moshën 20 vjeçare kishte dy paraqitje, duke shënuar 11 gola në 24 ndeshje.

Me moshën e re dhe karrierën e gjatë para tij, Mbappe mund të thyejë shumë rekorde në futboll, që sot mbahen nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi./Lajmi.net/