Ferrari prezanton bolidin F14 T

Ferrari prezantoi bolidin me të cilin do të garojë në sezonin 2014 në Formula 1 duke shfaqur një ngjyrosje të re përfshirë një shirit të zi së bashku me të kuqen e zakonshme. I emërtuar F14 T, bolidi i 60’të në Formula 1 përfshin një pjesë të përparme të thatë por të hapur, emri i…

Sport

25/01/2014 15:56

Ferrari prezantoi bolidin me të cilin do të garojë në sezonin 2014 në Formula 1 duke shfaqur një ngjyrosje të re përfshirë një shirit të zi së bashku me të kuqen e zakonshme.

I emërtuar F14 T, bolidi i 60’të në Formula 1 përfshin një pjesë të përparme të thatë por të hapur, emri i së cilit është përzgjedhur pas më tepër se një milioni votash online.

Ekipi italian shpreson që rikthimi tek motori turbo gjatë edicionit të ri në F1 do t’i ndihmojë të fitojë titullin e parë pas gjashtë vjetësh.

Fernando Alonso dhe Kimi Raikkonen

Kimi Raikkonen fitoi titullin e fundit të Ferrarit më 2007 dhe trofeun e konstruktorëve që erdhi më 2008. Fernando Alonso do të hyjë në vitin e pestë në Ferrari, pasi përfundoi i dyti në tri prej katër edicioneve të fundit.

Raikkonen iu bashkua Ferrarit në pas dy vjetësh larg Formulës 1 dhe dy vjet me ekipin e Lotusit. Bolidi i ri do të testohet për herë të parë në Jerez, Spanjë, të martën.

Në edicionin e kaluar në kampionatin e konstruktorëve, Ferrari përfundoi i treti pas Red Bullit dhe Mercedesit.