Ferrari merr flakë (Video)

Diçka nuk është në rregull me super-veturat, ato vazhdojnë që të marrin flakë në shumë vende të botës. Vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur shumë raste kur motori i tyre ka dështuar dhe kështu vetura ka marrë flakë duke u bërë hi.

Auto & Tek

05/02/2015 16:29

Gjëja e fundit që duhet në një trafik të zënë është që një veturë të digjet në mes të rrugës dhe të bllokojë gjithë komunikacionin.

Ky Ferrari F430 i kuq papritmas morri flakë në qendër të Kuala Lumpur, Malejzi, dhe u kthye në një grumbull masiv të metalit të shkrirë pasi zjarrfikësit e shuan zjarrin, transmeton Lajmi.net.

Është ende e paditur se cili ishte shkaku që super-vetura morri flakë, por besohet se kjo ka ndodhur për shkak të një problemi në motor. Fatmirësisht askush nuk u lëndua, pasi që vozitësi dhe e dashura e tij që e shoqëronte në veturë shpëtuan nga djegia.