Ferrari kampion … edhe pa tituj

Formula 1 është ajo që ka përfituar më shumë nga shpërndarja e të ardhurave nga Formula One Management.

Sport

29/12/2017 13:54

Në vitet e fundit Red Bull dhe Mercedes kanë dominuar botërorin e Formula 1. Në periudhën 2010-2013 ishte skuderia austriake ajo që iu imponua me forcë rivaleve të saj falë Sebastian Vettel, fitues i 4 titujve kampionë.

Duke nisur nga viti 2014 ishin Mercedes, Lewis Hamilton e Nico Rosberg ata që vendosën diktatin e tyre. Por këto tituj të këtyre skuadrave nuk korrespondojnë me kampionatin e financave. në këtë pikë është Ferrari që shfaqet më mirë nga të gjitha.

Kokëkuqja italiane është ajo që ka përfituar më shumë nga shpërndarja e të ardhurave nga Formula One Management. Sipas Autosport, shifra e përfituar nga Ferrari nga FOM ishte 202 milionë Euro, ndërkohë që shifra totale e vënë në dispozicion për skuadrat e Formula 1 ishte 1 miliard e 58.9 milionë Euro.
pas skuderisë italiane në vendin e dytë qëndron skuadra kampione e Botës, Mercedes me 192.7 milionë Euro, ndërsa në të tretin është Red Bull me 182 milionë Euro. Për sa i përket bonusit për konstruktorë. Skuadra që ka përfituar më pak financime nga FOM është Renault me 58.5 milionë Euro

Avantazhi i Ferrarit kundrejt rivalëve të tjerë për sa u përket të ardhurave është pikërisht bonusi që Kokëkuqja merr si skuadër historike e F1, bonus të cilin Liberty Media kërkon ta eliminoja. Ferrari është skuadra e vetme që merr bonus financiar si skuadra më jetëgjatë në Formula 1, që arrin në 76.4 milionë Euro.