Ferrari ‘fluturon’ me Raikkonenin

Kimi Raikkonen është shumë pranë konfirmimit si ngasës i Ferrarit për sezonin e ri në Formula 1, ka njoftuar Bbc Sport. Marrëveshja për rikthimin e ‘finlandezit fluturues’ te skuadra me të cilën fitoi titullin më 2007 thuhet se ishte arritur të hënën, kurse do të bëhet publike së shpejti. Raikkonen, 33-vjeç, do të jetë koleg…

Sport

10/09/2013 08:07

Kimi Raikkonen është shumë pranë konfirmimit si ngasës i Ferrarit për sezonin e ri në Formula 1, ka njoftuar Bbc Sport.

Marrëveshja për rikthimin e ‘finlandezit fluturues’ te skuadra me të cilën fitoi titullin më 2007 thuhet se ishte arritur të hënën, kurse do të bëhet publike së shpejti.

Raikkonen, 33-vjeç, do të jetë koleg i Fernando Alonso, kampionit të botës 2005 dhe 2006, duke kompletuar çiftin më të fuqishëm mes skuadrave nga Formula 1.

Vendimi për rikthimin e Raikkonenit do t’i japë fund aventurës tetëvjeçare të Felipe Massas me ekipin italian.

Ferrari tashmë një kohë të gjatë ka shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të Massas dhe e konsideron Raikkonenin si kandidatin ideal.