Ferrari Enzo në shitje në Gjermani

Herën e fundit që u shit ky model në vitin 2011, i solli kompanisë 750,000 euro.

Auto & Tek

10/09/2014 19:44

Sa herë që një veturë e vjetër del në shitje, në veçanti një veturë unike si Ferrari, është e garantuar që të sjellë shumë vëmendje rreth e rreth globit.

Prototipi në fjalë, Ferrari Enzo 348, është një prototip që ishte përdorur nga kompania në ndërtimin e modelit epik Enzo, dhe thuhet se i ka të gjitha të mirat e një super-veture, transmeton Lajmi.net.

Enzo është aktualisht në shitje në një webfaqe gjermane ‘Modena-Motorsport’ me një çmim të palistuar. Sidoçoftë, kjo nuk është hera e parë që del në shitje, pasi që herën e fundit kur kjo veturë doli në shitje në vitin 2011 ishte shitur për 750,000 euro.

Nën kapak vetura ka një motor të Enzo V12, që prodhon 670 kuaj-fuqi.