Ferrari do të ofrojë 458 njësi të modelit special ‘Spider’

Ferrari është i gatshëm të ofrojë 458 njësi të modelit të tij special 'Spider', dhe klientët do të mund të zgjedhin në mes të dy modeleve të këtij lloji, 458 Spider dhe Special Spider.

Auto & Tek

19/08/2014 20:37

Në plazhin e Pebble në Kaliforni javën e kaluar, Ferrari prezantoi modelin e ri 458 Special Spider. Vetura është e kombinuar në stile dhe vija ngjyrosëse që e bëjnë atë të duket me të vërtetë e bukur.

Ajo është e fuqizuar me 600 kuaj-fuqi, që do të jetë e kufizuar në prodhim për vetëm 458 njësi, transmeton Lajmi.net.

Modeli tjetër i ri ‘Prancing Horse’, që vjen pas suksesit të F430, pritet të debutojë në mbrëmjen e veturave në Paris gjatë muajit tetor.