Ferrari antik shitet afro 30 milionë euro

Një Ferrari që hyn në histori. Disa ditë më parë, një 250 Testa Rossa, i vitit të prodhimit 1957, është shitur në ankand për një shifër rekorde prej 28,99 milionë eurosh. Emri i saj vjen nga ngjyrosja e veçantë e pjesës së epërme të motorit me ngjyrë të kuqe. Në total ishin ndërtuar vetëm 34…

Auto & Tek

08/02/2014 11:44

Një Ferrari që hyn në histori. Disa ditë më parë, një 250 Testa Rossa, i vitit të prodhimit 1957, është shitur në ankand për një shifër rekorde prej 28,99 milionë eurosh.

Emri i saj vjen nga ngjyrosja e veçantë e pjesës së epërme të motorit me ngjyrë të kuqe. Në total ishin ndërtuar vetëm 34 ekzemplarë dhe në treg, Testa Rossa është lloji i dytë i Ferrarit më i kërkuar dhe me kuotat më madhore, duke mbetur prapa vetëm tipit Ferrari 250 GTO.

Në të kaluarën, vetëm Ferrari 250 Gto ishte shitur më shtrenjtë se Testa Rossa. Në fakt, ky lloj i Ferrarit ishte shitur për 35 milionë euro.